Kronika 30 July 2026, 16:43 Nga VNA

GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, i akuzuar në dosjen “SASPAC”

Ndaje në Whatsapp

sddsdcdd.png

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen “SASPAC”, duke i zëvendësuar masën e sigurisë me “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor pasi kanë përfunduar afatet ligjore të paraburgimit. Kërkesa për lirimin e Kurtulajt ishte depozituar nga mbrojtja e tij, e cila argumentoi se afatet maksimale të paraburgimit kishin skaduar, duke iu referuar një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton kufijtë kohorë të masave të sigurisë.

Vendimi i GJKKO-së vjen vetëm pak ditë pasi e njëjta gjykatë ktheu për plotësim hetimesh në SPAK dosjen “SASPAC”, ku të pandehur janë ish-ministri Ilir Beqaj dhe persona të tjerë. Gjykata i ka lënë afat SPAK-ut deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.

Aktualisht, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj janë të vetmit të arrestuar mes nëntë të pandehurve të dosjes, ndërsa në hetim janë edhe dy shoqëri tregtare.

Dosja e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC) qëndroi për rreth një vit në fazën e gjykimit paraprak dhe me dyer të mbyllura. Në përfundim të kësaj faze, GJKKO vendosi të mos e kalojë çështjen për gjykim në themel, por ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, duke përcaktuar detyra konkrete hetimore dhe afatin deri më 30 tetor për përfundimin e tyre.

Edhe Ilir Beqaj, nëpërmjet mbrojtjes së tij, ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë "arrest në burg", ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën në vijim.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme