
Prokurori Ylli Pjetërnikaj është kandidati i tretë në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.
Pjetërnikaj është gjithashtu pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe mban gradën akademike “Doktor i Shkencave” në fushën e së drejtës.
Më herët, kanë dorëzuar kandidaturat për këtë detyrë Andand Xholi, prokuror i SPAK, dhe Rovena Zoto, prokurore në Prokurorinë e Tiranës.






















