Kronika 29 July 2026, 17:15 Nga VNA

Detaje të reja nga tragjedia në Postribë, në banesën e shkrumbuar gjenden bombol gazi dhe shishe me benzinë

Ndaje në Whatsapp

sdcsddsc.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë. Sipas të dhënave paraprake, në banesën që u shkrumbua nga flakët dyshohet të kenë ndodhur edhe shpërthime, ndërsa ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Mësohet se 24-vjeçarja dhe dy fëmijët ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, flakët kishin përfshirë plotësisht banesën.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Deri më tani, hetimet janë përqendruar në pistën e një zjarri aksidental, pa përjashtuar as pista të tjera që mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të kësaj tragjedie.

Video

Kjo është banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Domen të Postribës, që i mori jetën 24-vjeçares Bleona Çelaj dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç. Familja ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania, ndërsa e reja kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e vjetër të prindërve. Dyshohet se zjarri fatal është shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi artizanale në oborrin e banesës, në momentin kur bashkëshorti dhe babai i saj ndodheshin larg shtëpisë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për shkak të temperaturave që kanë kaluar 40°C, autoritetet në Nankin të Kinës kanë pajisur punonjësit e pastrimit me jelekë të posaçëm ftohës. Pajisjet janë të pajisura me dy ventilatorë dhe bateri portative me autonomi 3-4 orë. Ato ndihmojnë në qarkullimin e ajrit dhe avullimin e djersës, duke u siguruar punonjësve mbrojtje nga i nxehti ekstrem gjatë punës në terren.

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme