
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjyli, së bashku me Erald Elezin, janë marrë të pandehur nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me procedurën e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Burime për VNA bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve deri më 20 tetor. Vendimi për shtyrjen e hetimeve u është komunikuar të dy të pandehurve, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
Në të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa hetimet vijojnë për procedurën e dhënies së tenderit të tunelit të Llogarasë.






















