Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, dorëzon dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Lajmi konfirmohet nga KLP, e cila ka marrë në administrim dokumentet, ndërsa Xholi është zyrtarisht kandidatura e parë për këtë post.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 7-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandatin e parë shtatëvjeçar pas ndryshimeve të Reformës në Drejtësi e mbajti Olsian Çela.






















