Kronika 29 July 2026, 13:57 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron preventive për pasuritë e Orest Sotës

Ndaje në Whatsapp

fddfg.jpeg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron preventive të vendosur ndaj pasurive të biznesmenit Orest Sota, në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 të vitit 2021 që po hetohet nga SPAK.

Me vendimin e shpallur këtë të mërkurë, gjyqtari Dhimitër Lara miratoi urdhrin e sekuestros preventive të dhënë më 10 qershor 2026 nga GJKKO, duke rrëzuar ankimet e paraqitura nga Orest Sota, familjarë të tij dhe disa shoqëri tregtare të përfshira në masën e sigurimit pasuror.

Ndërkohë, Apeli vendosi edhe mospranimin për shqyrtim të ankimit të ngritur nga Orest Sota dhe një prej shoqërive tregtare të përfshira në procedurë.

VNA ka raportuar më herët se SPAK dyshon se një pjesë e pasurive të sekuestruara lidhen me veprimtari kriminale dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për të garantuar konfiskimin e tyre në përfundim të procesit, nëse akuzat provohen në gjykatë.

Video

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Dita e 59 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme