Kronika 29 July 2026, 16:02 Nga VNA

Tragjedi në Shkodër/ Policia konfirmon vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve nga zjarri që përfshiu banesën

Ndaje në Whatsapp

fvfvdfvfvd.PNG

Një tragjedi e rëndë ka tronditur fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku një banesë është shkrumbuar nga flakët, duke i marrë jetën 24-vjeçares Bleona Çelaj dhe dy fëmijëve të saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç.

Trupat e pajetë të viktimave u gjetën mes rrënojave të banesës, ndërsa grupi hetimor ka konstatuar gjurmë të zjarrit në hapësirën e jashtme të saj.

Sipas informacioneve paraprake, familja ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik dhe po qëndronte në banesën e saj në fshatin Golem të Shkodrës. Shtëpia ku ndodhi tragjedia ishte banesa e vjetër e prindërve të 24-vjeçares në Domen, ku ajo kishte shkuar së bashku me dy fëmijët për ta pastruar dhe sistemuar.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se familja kishte nisur prej dy ditësh punën për pastrimin e banesës. Edhe gjatë ditës së sotme ata ishin rikthyer në shtëpi, por në një moment babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i saj u larguan drejt qendrës së fshatit, ndërsa Bleona Çelaj mbeti në banesë së bashku me dy fëmijët e mitur.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi artizanale. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e shpërthimit 24-vjeçarja dhe dy fëmijët ndodheshin në oborrin e banesës, aty ku janë konstatuar edhe gjurmët e flakëve.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Për shkak të temperaturave që kanë kaluar 40°C, autoritetet në Nankin të Kinës kanë pajisur punonjësit e pastrimit me jelekë të posaçëm ftohës. Pajisjet janë të pajisura me dy ventilatorë dhe bateri portative me autonomi 3-4 orë. Ato ndihmojnë në qarkullimin e ajrit dhe avullimin e djersës, duke u siguruar punonjësve mbrojtje nga i nxehti ekstrem gjatë punës në terren.

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Dita e 59 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme