Kronika 30 July 2026, 11:25 Nga VNA

Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–Maqedoni e Veriut mbetjet mortore të turistit belg të zhdukur prej gati dy vitesh

Ndaje në Whatsapp

fgfgbfgb.PNG

Pas gati dy vitesh kërkimesh, duket se i ka ardhur fundi misterit të zhdukjes së Mark Joris, 72-vjeçarit nga Mortsel i Belgjikës, i cili humbi gjurmët në shtator të vitit 2024 gjatë një ekspedite malore në Shqipëri.

Mbetjet mortore dhe sendet personale të tij janë gjetur gjatë fundjavës në një shpat mali në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe pse analiza e ADN-së ende nuk ka përfunduar, familjarët dhe burime pranë çështjes bëjnë me dije se ka shumë gjasa që ato t’i përkasin turistit të zhdukur belg.

Mark Joris ishte nisur më 11 shtator 2024 nga Peshkopia, për të përshkuar itinerarin malor High Scardus Trail, një rrugë e gjatë ecjeje që shtrihet në zonën kufitare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Më 15 shtator, gjatë etapës së 19-të dhe të fundit të udhëtimit, ai humbi çdo kontakt dhe prej tij nuk pati më asnjë gjurmë.

Zbulimi u bë nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë një operacioni tjetër kërkimi gjeti mbetjet mortore dhe sendet personale në një terren të thepisur malor, mes zonës së njohur si Black Stone (pika kufitare E33) dhe liqenit Podgoreçko.

Sipas autoriteteve, pranë vendit të ngjarjes u gjetën edhe çanta e shpinës, tenda, thesi i gjumit, një këpucë për ecje malore, një kapele dhe dy telefona celularë.

“Hetimi me ADN është ende në vijim, por ka prova të forta që tregojnë se bëhet fjalë për personin e zhdukur”, tha Lieselotte Claessens nga Prokuroria e Antverpit.

Autoritetet kanë mundur gjithashtu të lidhin një nga telefonat e gjetur me Mark Joris përmes numrit IMEI, një kod unik identifikues i pajisjeve celulare.

Pas zhdukjes së tij, për gjetjen e 72-vjeçarit u angazhuan shërbimet lokale të emergjencës, ndërsa edhe familjarë e miq të tij udhëtuan drejt Shqipërisë për të ndihmuar në kërkimet.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë operacioneve të mëparshme ata kishin kaluar shumë pranë zonës ku më vonë u gjetën mbetjet e tij.

Mark Joris, banues në Mortsel, ishte pensionist dhe një pasionant i ecjeve malore. Përpara pensionimit, ai kishte qenë për shumë vite trombonist në orkestrën Brussels Philharmonic. Gjithashtu kishte drejtuar Orkestrën Harmonike të Edegem dhe kishte qenë pjesë e bandës muzikore 't Akkoord në Borgerhout.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme