Kronika 30 July 2026, 14:07 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Orest Sotën dhe Orges Birçajn

Ndaje në Whatsapp

fdfvd.jpeg

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenët Orest Sota dhe Orges Birçaj, të dyshuar në kuadër të dosjes “Aruba”. Për Edmond Jaupin, të kompanisë Daikin, dhe Leonard Bishajn, krahun e djathtë të Artur Shehut, u la në fuqi masa e arrestit me burg.

Në kuadër të dosjes “Aruba” janë shpallur në kërkim edhe Artur Shehu, Ardian Rama, bashkë me të vëllanë, Erjonin, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, që u ekzekutua në mars të vitit 2003, Elton Memeti, Luciano Koceku, Abedin Koceku, Arben Ismailaj, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj, ndërsa në Greqi është arrestuar biznesmeni Ilir Shtufi. Grupi kriminal trafikonte kokainë dhe pastronte para.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme