Kronika 30 July 2026, 11:45 Nga VNA

SENSACIONALE/ Zbardhet pasuria e pazakontë e një magjistrati nga Tropoja: Dele, bletë, lopë dhe gëlqere të trashëguara

Ndaje në Whatsapp

Nëse keni menduar se magjistratët tanë investojnë vetëm në apartamente apo në llogari bankare, deklarata e fundit e pasurisë së një magjistrati (prokuror apo gjyqtar) nga fshati Jaho Salihi (Komuna Llugaj) do t'ju bëjë të riyyleni përkufizimin e termit “kapitalist”.

VNA po punon për emrin e magjistratit, por formulari i siguruar tregohen fakte jo tipike. 

Më poshtë po ju sjellim inventarin e detajuar të pasurisë më bio, më me qumësht dhe më me mjaltë në historinë e Vetting-ut:

1. Armata e bardhë: 150 krerë dele
Vlera: 15,000 Euro (Pesëmbëdhjetë mijë Euro)
Pjesa në %: 50%
Statusi: Të trashëguara që nga viti 1996 (me matrikuull!).

2. Bletët e drejtësisë: 50 koshere
Vlera: 5,600 Euro (Pesë mijë e gjashtëqind Euro)
Pjesa në %: 25%
Statusi: Të trashëguara nga viti 1996.

3. Lojtarët e rëndë: 5 lope
Vlera: 500,000 Lekë (Pesëqind mijë Lekë)
Pjesa në %: 25%
Statusi: Të trashëguara nga viti 1996.

4. "Guri i themeltë": gelqere 50 kg
Vlera: 3,000,000 Lekë (Tre milionë Lekë)
Pjesa në %: 25%
Statusi: Krijuar në vitin 2004.

Mbetet për t'u parë se si do t'i bëjë ILDKPI-u llogaritë e prodhimit të qumështit, gjalpit dhe mjaltit për vitet në vijim!

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme