Kronika 30 July 2026, 15:08 Nga VNA

Tragjedia në Shkodër, nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej prej kohësh nga bashkëshorti, por hetimet flasin për aksident

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në Domen të Postribës, ku humbën jetën 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Nëna e së resë ka deklaruar para Policisë së Shkodrës se vajza e saj dhunohej prej kohësh nga bashkëshorti. Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka dëshmuar se familja kishte tentuar disa muaj më parë ta merrte Bleonën së bashku me dy fëmijët, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të largohej nga bashkëshorti. Megjithatë, sipas saj, 24-vjeçarja më pas kishte ndryshuar mendim dhe kishte vendosur të qëndronte me të.

Sipas familjarëve, Bleona nuk kishte telefon celular dhe komunikimet me ta ishin të rralla, pasi jetonte në Gjermani. Ata kanë pohuar gjithashtu se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin të ftohta dhe komunikimi mes tyre ishte i kufizuar, tension që, sipas burimeve, u vu re edhe një ditë më parë, kur ndodhi tragjedia. Megjithatë, të dy familjet u bashkuan sot në ceremoninë mortore.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i 24-vjeçares ka deklaruar para hetuesve se mes tyre nuk kishte konflikte në çift. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për dhunë në familje, grupi hetimor, bazuar në këqyrjen e vendit të ngjarjes, provat e administruara dhe ekspertizën mjeko-ligjore, ka arritur në përfundimin paraprak se zjarri që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve ka qenë aksidental.

Për hetimin e ngjarjes janë angazhuar edhe ekspertë të zjarreve nga Tirana. Sipas hetuesve, deri në këtë fazë nuk rezulton që pretendimet për dhunë të kenë lidhje me shkakun e tragjedisë. Dyshimet kryesore janë se një rrjedhje gazi nga bombola ka shkaktuar shpërthimin, ndërsa prania e një shisheje me benzinë në banesë ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe fuqinë e eksplozionit.

Policia ka sekuestruar pjesë të bombolës së gazit dhe prova të tjera materiale të gjetura në vendngjarje, të cilat janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të specializuar.

Sipas hetimeve, në momentin e ngjarjes në banesën e braktisur ndodheshin vetëm Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti kishte dalë në një market. Çifti ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania. Bashkëshorti është shtetas gjerman, ndërsa 24-vjeçarja ishte në proces të rregullimit të dokumentacionit.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani, autoritetet kanë përjashtuar pistën e vetëvrasjes apo të një akti të qëllimshëm ndaj fëmijëve, duke e konsideruar tragjedinë si pasojë të një aksidenti. 

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme