Kronika 30 July 2026, 20:57 Nga VNA

Arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturimi mbi centralin ku do të ndërtohen reaktorët e rinj bërthamorë EPR2

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturimi mbi centralin ku do

Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri në Francë vijon të tërheqë vëmendjen e mediave franceze, të cilat po i kushtojnë rëndësi jo vetëm identitetit të tij, por edhe objektit mbi të cilin ai fluturoi pa autorizim.

Sipas një artikulli të gazetarit Julien Francisco për median publike franceze ICI, 44-vjeçari shqiptar është dënuar me 7 mijë euro gjobë nga Prokuroria e Amiens, pasi fluturoi në mënyrë të paligjshme mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.

Beqiri u arrestua në aeroportin e Albert, ndërsa autoritetet shqiptare konfirmuan për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se ai ishte subjekt i një urdhër-kërkimi ndërkombëtar.

Por ajo që mediat franceze nënvizojnë është rëndësia e veçantë e centralit të Penly.

Penly nuk është një central bërthamor i zakonshëm. Ai është zgjedhur nga shteti francez dhe kompania shtetërore EDF si vendi ku do të ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2, pjesë e programit kombëtar për gjashtë reaktorë të rinj bërthamorë, që do të ngrihen gjithashtu në Gravelines dhe Bugey. Projekti konsiderohet një nga investimet më të mëdha strategjike të Francës në dekadat e fundit dhe synon të vendosë në funksion reaktorin e parë në horizontin e vitit 2038. 

Sipas dokumenteve dhe njoftimeve zyrtare të EDF, Penly është sot kantieri i parë i programit EPR2, ku tashmë kanë nisur punimet përgatitore, investimet infrastrukturore dhe mobilizimi i mijëra punonjësve. Projekti konsiderohet një nga kantieret industriale më të mëdha në Europë dhe një element kyç i strategjisë franceze për sigurinë energjetike. 

Pikërisht ky status strategjik shpjegon edhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve franceze ndaj fluturimit të paautorizuar mbi central.

Rasti u bë fillimisht publik nga Le Journal du Dimanche (JDD), e cila raportoi se profili i pilotit kishte ngritur shqetësime te autoritetet franceze. Ndërsa raportimi më i fundit i medias publike ICI, duke cituar Prokurorinë e Amiens dhe AFP, konfirmon dënimin me gjobë dhe arrestimin e biznesmenit shqiptar, duke rikthyer në fokus rëndësinë strategjike të centralit të Penly në programin e ri bërthamor të Francës.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme