Kronika 30 July 2026, 20:12 Nga VNA

Dekonspiroi hetimet për Visin e Pojës, GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhiaj me 2 vite e 8 muaj burg 

Ndaje në Whatsapp
Dekonspiroi hetimet për Visin e Pojës, GJKKO dënon ish-oficerin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-oficerin e policisë gjyqësore Igli Haxhiaj, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, pasi dyshohet se dekonspiroi hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.


Sipas vendimit të GJKKO-së, Haxhiaj u dënua fillimisht me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj burgim.


Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit të llogaritet nga data 27 nëntor 2025, ndërsa ai do ta kryejë dënimin në një institucion të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, Haxhiajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.


Vendimi u dha nga trupi gjykues i GJKKO-së, ndërsa shpenzimet procedurale iu ngarkuan të pandehurit.


Sipas hetimeve të SPAK, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin SkyECC, u administruan biseda mes Igli Haxhiajt dhe Denis Myftiut, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit. Në këto komunikime flitej për dhënien e informacioneve sekrete kundrejt pagesave që, sipas hetimeve, varionin nga 5 mijë deri në 15 mijë euro.


Hetimet ngritën dyshime se ish-oficeri dekonspironte aksionet policore dhe informacionet hetimore në favor të grupit kriminal të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme