Politika 12 July 2025, 19:53 Nga VNA

Salianji: Burgosja, medalje politike. Vlerëson gardianët. Pranon se është larë me kanaçe

Ndaje në Whatsapp
Salianji: Burgosja, medalje politike. Vlerëson gardianët. Pranon se

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli për përvojën e tij në burgun e Fierit, të cilën e cilësoi si një përjetim të rëndë njerëzor dhe një “medalje politike”.

Ai theksoi se dënimi i tij ishte i padrejtë dhe me prapavijë politike, pasi nuk ishte kallëzues në rastin për të cilin u akuzua.

Sipas tij, qëndrimi në burg e bëri të reflektojë mbi mungesën e drejtësisë dhe kushtet e rënda në qeli, si mungesa e ujit dhe nevoja për t’u larë me kanaçe.

Pavarësisht kësaj, Salianji vlerësoi sjelljen profesionale të stafit të burgut dhe njoftoi se do t’i përshkruajë përjetimet e tij në një libër.

Ai u shpreh se nuk ka nevojë për një post politik për të qenë aktiv në jetën publike dhe sugjeroi ngritjen e një muzeu kujtese për shkeljet e drejtësisë nga zyrtarë që, sipas tij, i shërbejnë regjimit.

Pritja nga të dënuarit e tjerë ishte mbështetëse dhe, sipas tij, tregon vetëdijen se dënimi i tij ishte i padrejtë, gjatë një interviste për "Kjo javë" në NEWS-24.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme