Politika 12 July 2025, 17:18 Nga VNA

Shteti promovon "Paketën e maleve". Në Theth përzihen banorët autoktonë

Ndaje në Whatsapp
Shteti promovon "Paketën e maleve". Në Theth përzihen

 

Absurdi në këtë vend nuk ka fund! Banorët përzihen me forcë në Theth, shteti promovon "Paketën e maleve". Në në kohë që banorët autoktonë prej më shumë se 500 vitesh përballen me fadroma dhe forca policore të armatosura që u shembin investimet jetësore, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në rrjetin social Facebook shfaqet sot duke promovuar me entuziazëm “Paketën e Maleve”.

Një paketë e cila dyshohet se është një skemë për t’u marrë tokat atyre që i kanë përdorur brez pas brezi, pa certifikatë, por me të drejtë zakonore.

Mjafton të pretendosh se ke tokë diku në mal, të gjesh dy-tre dëshmitarë dhe me një vendim të këshillit bashkiak mund të përfitosh: investime publike, prona të reja dhe përjashtim nga taksat për 10 vjet.

Ndërkohë, vendasit që kanë jetuar, punuar dhe ndërtuar në këto troje jo vetëm që nuk përfitojnë, por përzihen dhunshëm nga pronat dhe investimet e tyre.

Panorama është e qartë qyshse sot. Ndaj me të drejtë lind pyetja: Kur banorët vendas përzihen nga Thethi, kush jenë "fatlumët" që do të investojnë?

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme