Politika 11 July 2025, 21:33 Nga VNA

Arqipeshkvi i Shkodrës reagon për situatën në Theth: Jo dhunë, nevojitet dialog dhe respekt për njeriun e ndershëm

Ndaje në Whatsapp
Arqipeshkvi i Shkodrës reagon për situatën në Theth: Jo

Arqipeshkvi i Shkodrës, Mark Pashkja, ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit të krijuara në zonën e Thethit, mes banorëve lokalë dhe autoriteteve shtetërore për prishjen e objekteve pa leje.

Përmes një postimi në facebook, Arqipeshkvi ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, duke theksuar se Kisha Katolike qëndron gjithmonë në anën e paqes, arsyes dhe dialogut. Ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për zgjidhjen e konflikteve përmes komunikimit të hapur dhe respektit reciprok.

Arqipeshkvi gjithashtu shpreh lutjen dhe shpresën që situata të zgjidhet sa më parë, në frymën e mirëkuptimit dhe të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Reagimi i Arqipeshkvit të Shkodres në lidhje me situaten e krijuar në Theth!

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe, përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Denojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë dhe dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje.

Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Lutemi me gjithë zemer që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.

 

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme