Politika 11 July 2025, 18:01 Nga VNA

Thethi, Lazarati numër dy

Ndaje në Whatsapp
Thethi, Lazarati numër dy

 

Pamjet e kësaj pasditeje në Theth nuk janë gjë tjetër veçse një "Deja vu" e Lazaratit në vitin 2013. Edhe atëherë shteti iu sul këtij fshati në emër të luftës ndaj kriminalitetit dhe lëndëve narkotike.

FNSH, RENEA e deri tek Qeveri e Ministri e Brendshme u angazhuan personalisht për të vënë fshatin nën kontroll. Një aksion që forcat e rendit për herë të parë hynin në këtë fshat i konsideruar "ishulli" brenda vendit. Aksioni pati humbje të uniforme blu dhe kapjen e dhjetëra personave të skeduar si grup i organizuar kriminal.

Asokohe u trumbetua si vendosje e rendit dhe ligjit në këtë zonë, teksa u premtua luftë pa kompromis Kanabisit.

Si shkuan gjërat dihet. Teksa i luftua kanabisi në Lazarat u kanabizua gjithë Shqipëria.

Sot shteti sërish i është sulur Thethit në emër të ligjit dhe rregullit në vend, në emër të luftës kundër ndërtimeve pa leje.

Në këtë aksion ka patur kundërshtime të banorëve të cilët pretendojnë se janë banorë autoktonë prej 500 vitesh dhe se ndërtimet janë në toka të tyre.

Por IKMT pretendon që jo. Sot në të pestën ditë të aksionit, vijojnë shembjet e objekteve pa leje, nga shtëpiza prej druri e deri tek ndërtesa e Vila disa katëshe. Banorët thonë se janë kthyer në tokat e tyre për të rimëkëmbur këtë zonë, por shteti nuk i lë.

Në një situatë të tillë, ku banorët pretendojnë se po ndërtojnë në tokat e tyre, dhe një shteti që bën thirrje për investim me paketën e maleve, me siguri që dyshimet se çfarë fshihet pas këtij aksione janë të shumta.

Por le të shpresojmë dhe urojmë që pas këtij aksioni në Theth të mos fshihet një Lazarati nr.2 dhe me shembjen e këtyre objekteve të mos fshihet projekti i ndonjë resorti në të ardhmen.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme