Politika 10 July 2025, 21:14 Nga VNA

Salianji shfaqet “live” njëkohësisht në 3 TV

Ndaje në Whatsapp
Salianji shfaqet “live” njëkohësisht në 3 TV

Ervin Salianji u shfaq sot në mbrëmje në të njëjtën kohë në dy ekrane televizive. Sapo kanë nisur emisionet e së enjtes, ai është dukur “live” në studion e gazetarit Blendi Fevziu dhe në atë të Çim Pekës. Sigurisht që askush nuk dyshon se Salianji ka sozi që e çon në studion paralele. Por me gjasë, në njërën është direkt dhe në tjetrën me regjistrim. Madje pak më vonë gjatë mbrëmjes ai do të shfaqet edhe në studion e Ylli Rakipit.

Se çfarë ka kaq të rëndësishme për të thënë njëkohësisht në tre studio televizive Ervin Salianji, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. Por kjo mënyrë për të marrë vëmendje është aspak profesionale, si për të ashtu edhe për respektin e televizioneve që e kanë të ftuar.

Salianji doli nga burgu dy ditë më parë dhe, ndersa në një konferencë për shtyp ezauroi ato që kishte për të thënë, bredhjet studio më studio për të treguar heroizmat e qelisë dhe servilizmin ndaj kryetarit të partisë janë veç përpjekje të dëshpëruara për vëmendje. Mbetet për t’u parë nëse gjatë mbrëmjes së sotme do të jetë i ftuar edhe në emisionin e Grida Dumës në TCH.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme