Politika 10 July 2025, 17:06 Nga VNA

Thethi, kartolina e Ramës për Veriun

Ndaje në Whatsapp
Thethi, kartolina e Ramës për Veriun

 

Prej katër ditësh, Thethi është nën “rrethim”. Në zemër të Alpeve, ku natyra flet me zë të qetë e mikpritja e vendasve është themeli i çdo bujtine, ka zbritur i gjithë shteti: me IKMT e me Polici.

Një aksion i paralajmëruar me zë të ulët, por me fadroma të zhurmshme, që planifikon dhembjen e rreth 70 shtëpizave të drunjta dhe bujtinave, objekte të cilat qeveria thotë se janë pa leje.

Por “pa leje” është vetë shteti në këtë aksion.

Pa ndihmë, pa mbështetje, pa ndonjë investim për vite. Thethi që sot e kësaj dite energjinë elektrike e siguron me gjenerator, kanalizime provizore dhe ujë me burimet.

Një zonë që bukurinë ia fali Zoti, natyra, gjithçka tjetër ne ndërtuar është ngritur me mundin e njerëzve të thjeshtë, që investuan për të mos e braktisur tokën e tyre dhe për të kthyer Thethin në një destinacion turistik.

Sot, me këtë goditje Edi Rama i vë kapakun sezonit turistik të Thethit. Në vend të vizitorëve me çanta, në rrugët e Thethit shihen ekskavatorë.

Në vend të turistëve që ndjekin shtigjet alpine, lëvizin efektivë policie. Në vend të mikpritjes, ka pasiguri e frikë. Bujtinat janë bosh, rezervimet janë anuluar, restorantet po llogarisin humbjet. Turizmit i mbyllet dera në kulmin e verës.

E nëse deri dje Thethi ishte kartolina me të cilën Shqipëria ftonte botën për të zbuluar bukuritë e saj, sot pamjet e Thethit janë kartolina që Edi Rama po i dërgon Veriut, një paralajmërim i heshtur se ky vend nuk u përket më atyre që e ndërtuan me mund, por vetëm atyre që marrin leje nga lart.

Thethi nuk është problem, por simbol. Dhe mënyra si trajtohet ky simbol, është një tregues i qartë. Ndërsa për Veriun, kjo nuk është më thjesht një çështje ndërtimi por panorama se çfarë i pret të nesërmen.

 

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme