Politika 9 July 2025, 13:11 Nga VNA

Berisha: Hakmarrje dhe terror ndaj banorëve të Thethit, Rama po shpërqendron vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Hakmarrje dhe terror ndaj banorëve të Thethit, Rama po

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot në një konferencë për shtyp mbi protestat në Theth pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga ana e IKMT-së dhe policisë. Berisha e quajti këtë aksion si “terror dhe krim të shëmtuar” ndaj banorëve dhe turistëve të zonës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj Thethit në kulmin e sezonit turistik për të shpërqendruar vëmendjen nga, siç tha ai, “farsa elektorale e zgjedhjeve të 11 majit”.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt kriminal, Edi Rama në mes të sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet”, deklaroi Berisha.

Sipas kryedemokratit, aksioni në Theth nuk është një “çmenduri”, por një qëllim i bazuar në “urrejtje patologjike”. Ai theksoi se asnjë pëllëmbë e tokës në Theth nuk është “tokë e xanun”, pasi sipas tij, banorët kanë trashëguar tokat brez pas brezi dhe kontejnerët apo kabinat e vendosura në pronat e tyre nuk konsiderohen ndërtime pa leje, por sipas vendimit të vetë Ramës, ndërtime pa leje janë vetëm ato me themele.

“A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar? Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama dhe të Spiro Kolekës që kërkonin të shtypnin studentët me tanke dhe mitralozë”, tha Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se po përdor aksione të tilla për të shpërqendruar vëmendjen nga “kapja në çark për vjedhjen e zgjedhjeve” dhe shtoi se ky është një “akt kriminal shtetëror ndaj një komuniteti që jeton vetëm nga turizmi”.

Berisha theksoi gjithashtu se 90% e turistëve në Theth dhe Valbonë janë të huaj dhe se pamjet e tyre duke protestuar krah banorëve tregojnë dështimin e qeverisë në menaxhimin e sezonit turistik dhe respektimin e ligjit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme