Sport 6 October 2026, 16:36 Nga VNA

Ferdinand vlerëson Bellinghamin: Në moshën 23-vjeçare po tejkalon Gerrardin, Lampardin, Zidanen dhe Xavin

Ndaje në Whatsapp
Ferdinand vlerëson Bellinghamin: Në moshën 23-vjeçare po

Rio Ferdinand ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar yllin e Real Madridit me disa prej legjendave më të mëdha të mesfushës në të njëjtën moshë.

Duke folur në podcastin “Rio Presents”, ish-mbrojtësi anglez përmendi Steven Gerrardin, Frank Lampardin, Zinedine Zidanen dhe Xavin, duke vënë në pah arritjet e Bellinghamit në moshën 23-vjeçare.

“Zoti Jude Bellingham. Nëse e krahason atë që ka bërë në moshën 23-vjeçare me legjendat e tjera, Steven Gerrard sapo ishte bwrw kapiten i Liverpoolit në moshën 23-vjeçare. Frank Lampard iu bashkua Chelseat gjashtë ditë para se të mbushte 23 vjeç”, deklaroi Ferdinand.

Ai vijoi krahasimin edhe me dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Zinedine Zidane debutoi me Kombëtaren e Francës në moshën 22-vjeçare, ndërsa Xavi sapo po bëhej një lojtar kyç për Barcelonën dhe nuk e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë deri në moshën 26-vjeçare”.

“Nuk po them se ai është më i mirë se ndonjëri prej këtyre lojtarëve, sepse është ende herët në karrierën e tij, por në moshën 23-vjeçare, duke e krahasuar me ta në të njëjtën moshë, ai po i tejkalon dukshëm të gjithë”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.

Ferdinand në këtë mënyrë ka vënë në pah ritmin e jashtëzakonshëm të zhvillimit të Bellinghamit, i cili që prej transferimit te Real Madridi është shndërruar në një prej figurave kryesore të klubit spanjoll dhe një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

Hetimet për videot e Adrian Hilës, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera që shfaqen në videot e tij

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme