Politika 8 Korrik 2025, 18:57 Nga VNA

“Kujdes me Komisionin ‘Xhafaj’”/ KE publikon raportin për shtetin e së drejtës: Po konsolidohet drejtësia, SPAK punë të mirë

Ndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian ka publikuar këtë të martë raportin përfundimtar për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Raporti 17 faqësh i qëndron vlerësimeve për vazhdimin e konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa potencion problematikat ‘post vetting’, sidomos të lidhura me dy organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë KLP e KLGJ.

Raporti kritikon dy institucionet qeverisëse të drejtësisë për kuotat në Shkollën e Magjistraturës, në një kohë kur sipas thekson Komisioni Evropian sistemi ka mungesa burimesh njerëzore.

Komisioni Europian përsërit shqetësimin e shprehur më herët dhe për emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët zgjidhen nga parlamenti. Po ashtu vihet në dukje se mangësitë vazhdojnë në praktikë dhe në kuadrin ligjor për procedurën e emërimit të anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP, të cilët nuk i nënshtrohen të njëjtave standarde për kontrollin e të kaluarës dhe deklarimin e pasurisë si anëtarët magjistratë, gjë që ndikon në transparencën dhe meritokracinë e procesit.

Pavarësisht sulmeve nga grupe politike, krimi organizuar apo edhe në media, Komisioni Evropian thotë se SPAK tregoi vizion të shëndoshë strategjik dhe pavarësi në kontributin në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. KE evidenton se SPAK gëzon një nivel të lartë besimi publik. Për këtë arsye Komisioni Evropian ka kritika sa i takon komisionit Xhafaj, për të cilin thotë se ekzistojnë mangësi në lidhje me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisje të mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Një punë të bërë dy herë e quan Komisioni Evropian duke pasur parasysh edhe diskutimet që po bëhen në procesin e negociatave me BE, ndërsa thekson se “Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.

Për përceptimin e korrupsionit, KE ka shtuar Barometrin Special të vitit 2025, që nuk ishin në draftin paraprak, që tregon se 86% e të anketuarve shqiptarë e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në vendin e tyre (kur mesatarja e BE-së është 69%) dhe 45% e të anketuarve ndihen të prekur personalisht nga korrupsioni në jetën e tyre të përditshme (mesatarja e BE-së 30%). Sa i përket bizneseve, 85% e kompanive konsiderojnë se korrupsioni është i përhapur (mesatarja e BE-së 65%) dhe 63% konsiderojnë se korrupsioni është problem kur bëhet biznes (mesatarja e BE-së 35%).  Teksa vlertësimin miratimin e strategjisë antikorrupsion, megjithatë thotë Komisioni Evropian “mbetet i nevojshëm forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale, planifikimit, koordinimit dhe mekanizmave të monitorimit”.

Në raport pa ndryshime është miratuar edhe pjesë për Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Evropian vëren se vijon pasiguria ligjore në lidhje me ripërtëritjen e Kushtetueseësm ndërsa thuhet se shqetësim mbetet edhe moszbatimi i disa vendimeve të Kushtetueses, sidomos nga Kuvendi.

Aksesi në drejtësi ende jo në nivelin e duhur, me sistemin e integruar modern elektronik që sipas KE pritet të bëhet funksional vetëm në vitin 2030. Situata me stokun e çështjeve të mbartura është përkeqësuar sipas Komisionit Evropian “ndërkohë që masa vendimtare për rritjen e efeciencës ende nuk janë zbatuar”.

Nga viti i kaluar Komisioni evropian ka nisur të publikojë, krahas raporteve vjetore të progresit për vendet në proces anëtarësimi, dhe një raport dedikuar shtetit të së drejtës.

 

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme