Politika 7 July 2025, 14:50 Nga VNA

Kryemadhi i përgjigjet Metës: “Fans i Zeqinesë, ndërsa Tedi Blushi fans i garderobës sime”

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi i përgjigjet Metës: “Fans i Zeqinesë, ndërsa

Monika Kryemadhi ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të ish bashkëshortit të saj Ilir Meta. Në një reagim publik, ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë pengesë për të udhëtuar jashtë vendit, duke ironizuar hapur Metën.

“Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem ‘detyrim paraqitje’ pranë SPAK,” u shpreh Kryemadhi. Ajo theksoi se viza amerikane që zotëron është me disa hyrje-dalje, çka, sipas saj, mund të verifikohet lehtësisht nga kushdo që dëshiron të shohë faktet.

Por më shumë se sqarimi i situatës ligjore, vëmendjen e mori ironia e drejtpërdrejtë që Kryemadhi lëshoi ndaj Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Nuk kam nevojë të marr leje askund, madje as fansit të Zeqinesë e as fansit të garderobës time, Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune,” shkroi ajo, duke e cilësuar Metën si “fans i Zeqinesë”, ndërsa zëdhënësin Tedi Blushi si “fans i garderobës” së saj.

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

Hetimet për videot e Adrian Hilës, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera që shfaqen në videot e tij

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme