Politika 7 July 2025, 13:40 Nga VNA

Edi Rama sulmon prokuroren e Thethit dhe jep i direktiva KLP-së të marrë masa ndaj saj

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama sulmon prokuroren e Thethit dhe jep i direktiva KLP-së të

Në nisje të mandatit të tij të katërt, Edi Rama ka marrë përsipër të luajë edhe rolin e instruktorit të drejtësisë. Pasi është informuar se një prokurore ka ndërtuar një fshat turistik pa leje, ai ka kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj saj.

“Kjo prokurore, në vend që të trajtojë një krim mjedisor dhe një krim ndaj pronës publike në një zonë të mbrojtur nga ligji, përsiatet në një justifikim psikik të pashtershëm dhe jep një vendim për mosfillimin e çështjes penale,” tha Rama, duke iu referuar prokurores Gjeli. Sipas kryeministrit, ndërtimi pa leje në zemër të Thethit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të hapur një hetim penal. Ai e cilësoi zonjën Gjeli si “kulminacion i një zinxhiri skandaloz vendimesh të prokurorëve” dhe kërkoi nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) që të marrin masa të menjëhershme ndaj saj.

“Paguhen më shumë se mjekët, mësuesit dhe punonjësit e policisë, dhe tradhtojnë interesat e Republikës me paaftësinë e tyre,” shtoi Rama.

Por edhe nëse kjo që thotë kryeministri mund të jetë e vërtetë, shteti i së drejtës kërkon që çdo veprim të kalojë përmes një hetimi dhe vendimi gjykate. Përndryshe, ç’na duhen prokuroritë dhe gjykatat, nëse gjithçka mund të vendoset nga Edi Rama?

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme