Politika 5 July 2025, 14:19 Nga VNA

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut për shpifje në Gjykatën e Lartë. Por për çudi, të dy heshtin

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut për shpifje në

Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj Erjon Veliajt. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli vendimin për konfliktin e hershëm të lindur mes Erjon Veliajt dhe Jorida Tabakut.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kishte paditur kohë më parë Jorida Tabakun për shpifje, pas deklaratave që kjo e fundit bëri në lidhje me çështjen e Unazës së Re. Në ato deklarata deputetja deklaronte se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Gjykata e shkallës së parë madje në vendimin e saj i kish kërkuar zonjës Tabaku që krahas përgënjeshtrimit të deklaratës, të paguante edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Gjykata e Apelit i dha gjithashtu të drejtë Erjon Veliajt.

Tani Gjykata e Lartë mbylli kapitullin duke e deklaruar zyrtarisht Jorida Tabakun si “shpifëse”. Tashmë deputetja më e votuar e Tiranës do të duhet ta përgënjeshtrojë këtë lajm. Por duket që ajo nuk ka ndërmend ta ndërmarrë këtë hap, për më tepër që Veliaj ndodhet pas hekurave të burgut. Dhe bashkë më Tabakun tashmë hesht dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. I cili në fakt shpërtheu në ekstazë kur fitoi shkallën e parë të gjykimit. Dueti i heshtjes pas “betejave” publike mes Veliajt dhe Tabakut tregon qartë se kohët kanë ndryshuar. E bashkë me to dhe inatet apo aleancat fluide. Kaq të dukshme dhe padukshme këto kohët e fundit. Sepse siç deklaronte vetë zonja Tabaku në shtator të vitit 2021 teksa dilte nga Gjykata për këtë çështje: “kur rron nga shpata nga shpata vdes, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme