Politika 4 July 2025, 10:50 Nga VNA

Dorëheqjet e drejtorëve/ Shoqata e Zgjedhurve Vendorë kundër Ramës: Kryeministri po cenon rëndë autonominë

Ndaje në Whatsapp
Dorëheqjet e drejtorëve/ Shoqata e Zgjedhurve Vendorë kundër

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me drejtorët dhe stafet e bashkive Vlorë dhe Tiranë. Një ditë më parë ai ishte në Vlorë ku ju kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorëve dhe sot, në radhë njëri pas tjetrit të gjithë kanë zbatuar urdhrin "de facto".

Sot në selinë e PS burime mediatike bëjnë me dije se Rama po takon sërish deputetë dhe staf të bashkisë Tiranë.

Pas këtyre veprime të kreut të qeverisë ka reaguar Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë duke konsideruar ndërhyrje të përsëritura të Kryeministrit në punët e brendshme të bashkive, duke i cilësuar si shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Sipas Shoqatës, ndërhyrjet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Vlorës janë prova se ekzekutivi po minon parimin e ndarjes së pushteteve dhe po vendos në rrezik pavarësinë e institucioneve të zgjedhura nga qytetarët.

“Ndërhyrjet në emërime, shkarkime dhe vendimmarrje administrative janë të papranueshme. Bashkitë nuk janë degë të qeverisë, por një pushtet i pavarur”, thuhet në deklaratë.

Shoqata u bën thirrje institucioneve mbikëqyrëse të ndërhyjnë urgjentisht dhe politikës qendrore t’i japë fund kësaj praktike antikushtetuese.

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme