Politika 3 July 2025, 19:33 Nga VNA

Zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Rama u kërkon deputetëve të kryeqytetit të dalin në terren

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Rama u kërkon

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë pasdite një mbledhje me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit. Nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë që të dalin në terren, të takojnë qytetarët për zgjedhje.

Rama gjithashtu u ka thënë të pranishmëve që nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje për Tiranën, ndërsa nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark.

Kujtojmë se paraditen e të enjtes, Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë. Me një bllok në dorë, kreu i qeverisë kaloi pragun e bashkisë ku zhvilloi një mbledhje gati 90 minuta me kryetarin Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, tonet kanë qenë të larta dhe Rama ka kritikuar Ermal Dredhën për punën në kryer të këtij institucioni. Nga menaxhimi i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe problematika e tjera të shfaqura nga qytetarët e Vlorës kanë qenë pjesë e kritikave të Ramës drejtuar kryebashkiakut.

Numri një i qeverisë nuk u ndal vetëm me kritika, por kërkoi riformatim të të gjithë drejtorive, duke kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve aktualë.

 

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme