Politika 3 July 2025, 07:53 Nga VNA

Zhvillohet sot seanca e fundit plenare e Kuvendit: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ndaje në Whatsapp
Zhvillohet sot seanca e fundit plenare e Kuvendit: Ja çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e fundit plenare të legjislacionit të 10-të, me nisje në orën 10:00, ku në rend dite janë një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024, si dhe miratimi i disa projektligjeve që lidhen me investimet e huaja, rezervat materiale të shtetit, markat tregtare, patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe me pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Ashtu si në seancat e fundit, edhe sot priten debatet për zgjedhjet parlamentare, të cilat opozita vazhdon të mos i njohë, duke i cilësuar si “farsë elektorale”.

Rendi i ditës për sot përfshin:

? Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 26 qershorit.

? Raportin vjetor të KKIE për 2024.

? Akt normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

? Projektligje për aderimin në marrëveshje rajonale të kërkim-shpëtimit ajror dhe lehtësimin e tregtisë elektronike.

? Projektligje për investimet e huaja, rezervat materiale të shtetit, markat tregtare, patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

? Projektligje për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa dhe për Forcat e Armatosura.

? Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Me këtë seancë mbyllet legjislatura aktuale, ndërsa Kuvendi pritet të rifillojë punimet me përbërjen e re pas konstituimit të parlamentit të ri.

Video

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme