Politika 2 Korrik 2025, 20:48 Nga VNA

Gjykata e Posaçme zbardh vendimin e Ilir Metës, ja provat që lanë në burg ish-presidentin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme zbardh vendimin e Ilir Metës, ja provat që

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e siguruar nga A2, gjykata nënvizon se kërkesa e ish-presidentit të marrë të pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në masë më të butë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova. Për gjykatën, gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër Metës.

“edhe gjatë këtij gjykimi referuar akteve hetimore që i janë bashkalidhur informacionit me shkrim mbi gjendjen e procedimit përforcohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova mbi mundësinë e kryerjes nga i pandehuri të veprave penale për të cilën akuzohet. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar sembi bazën e provave të reja që janë mbledhur nga organi i akuzës gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe cilësia që ka pasur kërkuesi Ilir Metaj në kuadër të këtij procedimi penal nga ajo e personit nën hetim në të pandehur”.

Gjykata e Posaçme liston në vendim veprimet hetimore të SPAK, mes të cilëve pyetja e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi e Ema Çoku dhe e 13 personave të tjerë si persona në dijeni, përgjigje të një banke të nivelit të dytë mbi kartat e kreditit të përdorura nga Monika Kryemadhi dhe letërporosi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një nga këto të fundit pasqyrohet shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi në vlerën e gati 235 mijë USD për blerje në dyqane në Londër, Vjenë, Las Vegas e Berverly Hills dhe hotele e bileta avioni për në Londër New York dhe Las Vegas në periudhën dhjetor 2014-nëntor 2017.

Sipas SPAK, të gjitha të paguara me një kartë krediti që i ishte dhënë nga biznesmeni Dritan Shatku. Sipas vendimit, SPAK ka administruar dokumentacion edhe nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, ndërsa në maj e qershor 2025 ka marrë përgjigje edhe nga Ministria e Jashtme dhe Kuvendi mbi vizitat e Metës i Kryetar Kuvendit në SHBA në periudhën 2016-2017.

Gjykata e Posaçme arsyeton në vendim se nevojat e sigurimit ndaj Metës nuk janë zbutur, ndërsa argumentet e dhëna nga vetë ish-presidenti në sallën e gjyqit nuk shqyrtohen në seancën për informacion 2-mujor.

“Në lidhje me pretendimet/shpjegimet e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mbi rrethanat faktike, gjykata vlerëson se këto pretendime nuk mund të jenë objekt shqyrtimi i këtij gjykimi, por ato do të duhet të vlerësohen në unitet dhe një nga një nga ana e gjykatës në faza të mëpasshme të gjykimit mbi bazën e parimit të kontradiktoritetit”.

Sipas gjykatës, SPAK ka bërë me dije gjatë gjykimit se hetimi i Metës dhe të tjerëve paraqitet kompleks, por hetimi është drejt përfundimit. Në vendim gjykata vlerëson se prokuroria ka kryer një hetim aktiv, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe grumbulluar prova të reja, duke treguar kështu, kujdesin e duhur në ushtrimin e ndjekjes penale.

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme