Politika 2 July 2025, 22:07 Nga VNA

Rama kujtohet të flasë për problemet e bujqësisë, por “harroi” të diskutojë për vjedhjen e fondeve të IPARD

Ndaje në Whatsapp
Rama kujtohet të flasë për problemet e bujqësisë, por

Kryeministri Edi Rama u kujtua që të flasë për problemet e buqjësisë duke u shfaqur sot në një tryezë dialogu me fermeët dhe sipërmarrësit në bujqësi dhe blegtori. Me tone dramatike dhe fjalë të stërzgjatura, ia arriti të jepte përshtypjen se ishte i shqetësuar për hallet e fermerëve. Por çuditërisht kryeministri “harroi” të flasë për abuzimin me fondet IPARD nga vetë institucionet shqiptare.

Programi IPARD, një nga mbështetjet më të rëndësishme të Bashkimit Europian për bujqësinë shqiptare, është bllokuar prej më shumë se dy vitesh, pasi hetimet zbuluan shkelje serioze dhe keqpërdorim të fondeve. BE ka kërkuar kthimin e parave, ndërsa Shqipëria mbetet pa akses në një nga burimet më të rëndësishme të financimit rural.

Megjithatë, në vend të reflektimit dhe marrjes së përgjegjësisë, Rama ka zgjedhur të promovojë propagandë. Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, një nga emrat e lidhur me skandalin, jo vetëm që nuk u shkarkua, por u "shpërblye" me një post si këshilltare në kabinetin e tij.

Ndërkohë që fondet e IPARD përfunduan në projekte luksoze, kompani fantazmë dhe ndërtues resortesh, fermerët shqiptarë janë lënë në mëshirën e fatit, pa subvencione reale dhe pa infrastrukturë për të zhvilluar prodhimin vendas.

Për ironi, i njëti skandal abuzimi me fondet e IPARD përfshiu edhe fqinjin tonë Greqinë. Por ndryshe nga qeveria e Shqipërisë, në shtetin helen u shkarkua ministri përgjegjës dhe zyrtarëve të tjerë, ndërsa kryeministri Mitsotakis është zotuar se hetimi do të shkojë deri në fund.

Prandaj, deklaratat e sotme të Ramës janë vetëm për konsum mediatik, ndërsa pas skenës, dështimet në sektorin bujqësor janë ulëritëse.

 

Video

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme