Politika 3 July 2025, 14:37 Nga VNA

“Dolën lakuriq para botës” – Berisha për zgjedhjet e 11 majit: Mandatet janë letra pa vlerë

Ndaje në Whatsapp
“Dolën lakuriq para botës” – Berisha për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një dalje për mediat se Partia Demokratike nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një farsë elektorale të dirigjuar nga regjimi aktual në pushtet. Ai veçoi rastin e kandidatit Ceno Klosi, të cilin e etiketoi si “hajdut me çizme”, ndërsa theksoi se për këtë qeveri mandatet janë letra pa vlerë, duke sjellë në vëmendje rastin e Zegjine Çaushit.

“E kthyen te Zegjineja, e kthyen dhe dolën lakuriq para botës”, tha Berisha, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, u deformua vullneti i qytetarëve.

Ndërkohë, Berisha njoftoi se ka paraqitur një ekspozé të plotë me fakte dhe prova të manipulimit zgjedhor para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane (EPP). Takimet u zhvilluan në Porto të Portugalisë, ku Berisha u prit nga kryetarja e grupit parlamentar të EPP-së, Gundrun Kugler, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të OSBE-së.

Në këtë ekspozé, Berisha bëri një pasqyrë të asaj që ai e konsideron një proces elektoral tërësisht të kontrolluar nga “narkoshteti i Ramës”, ku, sipas tij, u përdorën të gjitha burimet shtetërore për të manipuluar dhe blerë votën e qytetarëve shqiptarë. Ai foli për shkelje të rënda të ligjit përmes përdorimit të një gjysmë miliard euro për prokurime publike në funksion elektoral, si dhe për organizimin e mbi 4,500 eventeve kombëtare e ndërkombëtare – përfshirë edhe Giro d’Italia – në prag të zgjedhjeve, me qëllim ndikimin te votuesit.

Sipas tij, qeveria përdori masivisht administratën publike, leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në këmbim të votës.

Një tjetër akuzë e rëndë e hedhur nga Berisha ishte ajo për mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis në të gjithë vendin me qëllim përdorimin e tyre për blerje votash, ndërkohë që, siç theksoi ai, ligji lejon vetëm 200 hektarë për qëllime medicinale.

“Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, ne informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore dhe financiare, për kontrollin e votës së qytetarëve dhe blerjen e saj”, tha Berisha.

Ai shtoi se gjatë prezantimit të tij para OSBE-së dhe EPP-së ka dorëzuar dokumente, pamje filmike dhe të dhëna konkrete mbi mekanizmat e përdorur për manipulim. Veçoi mekanizmin e njohur si “treni bullgar”, por edhe mënyrën si u shtetëzua vota e diasporës, duke kontrolluar çdo aspekt të votimit nga jashtë vendit.

Ai paralajmëroi se PD do të vijojë betejën për rikthimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, duke vënë në lëvizje çdo instancë vendase dhe ndërkombëtare për të denoncuar atë që e quan “kapjen e shtetit dhe votës” nga regjimi aktual.

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme