Politika 3 July 2025, 10:54 Nga VNA

Zjarr te landfilli i Elbasanit, tension në Kuvend: Opozita kërkon debat për “skandalin mjedisor”, Spiropali: Propagandë e ditës

Ndaje në Whatsapp
Zjarr te landfilli i Elbasanit, tension në Kuvend: Opozita kërkon

Seanca e fundit plenare e legjislaturës së 10-të në Kuvendin e Shqipërisë nisi sot me debate dhe tensione, për shkak të zjarrit në landfillin e mbetjeve në Elbasan. Opozita e konsideroi situatën një “katastrofë mjedisore” dhe kërkoi debat parlamentar, ndërsa mazhoranca e quajti kërkesën propagandë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat e inceneratorëve, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk funksionon dhe zjarri është tregues i dështimit. “Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse Kuvendi nuk diskuton për këtë, për çfarë do të diskutojë?”, u shpreh Tabaku, duke iu bashkuar kërkesës për debat.

Edhe deputeti demokrat Qani Xhafa deklaroi se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat, një ditë pasi prokuroria thirri në pyetje 21 punonjës të bashkisë dhe të inceneratorit. “Kjo është një katastrofë mjedisore e paralajmëruar. Kryeministri në vend të takimeve teatrale në Cërrik, duhet t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit”, tha Xhafa.

Tension pati edhe mes deputetes demokrate Zheni Gjergji dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, pasi Gjergji mori fjalën për zjarrin në Elbasan, por Spiropali nuk e lejoi të fliste duke argumentuar se nuk ishte çështje procedurale. Deputetja mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren, duke deklaruar se zjarri është “një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë e dështimit të projektit të inceneratorit”. Nga ana tjetër, Spiropali e cilësoi këtë një “abuzim me procedurën dhe propagandë të ditës”.

Ndërkohë, Kuvendi po vijon punimet me 10 çështje në rend dite, mes të cilave raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe ndryshimet në buxhet, në seancën e fundit të kësaj legjislature.

Video

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme