Politika 3 July 2025, 15:40 Nga VNA

Rama zhvillon takim urgjent në Vlorë, kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve të Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Rama zhvillon takim urgjent në Vlorë, kërkon shkarkimin e të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e së enjtes një takim urgjent me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në takim morën pjesë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit.

Mbledhja zgjati rreth 90 minuta dhe u karakterizua nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga Kryeministri. Sipas burimeve nga takimi, Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe adresimin urgjent të çështjeve që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë vjen ndërsa Vlora përballet me problematika të shumta të pazgjidhura nga administrata vendore, dhe pakënaqësitë qytetare janë shtuar ndjeshëm.

Pas mbledhjes, Rama u pa duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata ndaluan për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, para se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Në të njëjtën ditë, Klevis Kaso, kandidati për deputet që nuk arriti të futet në listat fituese, u emërua kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Këto emërime u komunikuan gjatë vizitës së kryetarit të PS, Edi Rama, në Vlorë.

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme