Politika 3 July 2025, 16:36 Nga VNA

Ilir Meta me letër të hapur për Arben Ahmetaj - Nga arrestimi te ditët në burgun 313

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta me letër të hapur për Arben Ahmetaj - Nga arrestimi te

Ish-presidenti Ilir Meta, i ndodhur në paraburgim në burgun 313 që prej tetorit të vitit të kaluar, ka publikuar sot një letër të hapur drejtuar ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Letra përshkruan me hollësi momentet e arrestimit të Metës, të cilat ai i konsideron një rrëmbim të dhunshëm dhe të paidentifikuar, krahasuar madje me mënyrën si u rrëmbye dikur Aldo Moro në Itali. Ai kujton se personat që e arrestuan ishin të veshur me maska të zeza, pa identifikim dhe pa urdhër-arrest të prezantuar në moment.

“Janë banditë që po përpiqen të rrëmbejnë ndonjë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?”, shkruan Meta me ironi.

Më tej, ai tregon se edhe në komisariat nuk kishte qartësi për urdhrin e arrestit, i cili sipas tij mbërriti vetëm pas më shumë se dy orësh pritje. Ai përmend me ironi edhe faktin se në zyrë i ofruan kafe dhe cigare, duke kujtuar marrëdhënien që kishte dikur me drejtuesit e policisë gjatë kohës kur ishte kryeministër.

Në pjesën e dytë të letrës, Meta flet për jetën e përditshme në burg, duke përmendur vështirësitë dhe kufizimet. Ai tregon se, ndonëse nuk kishte palestër, i lejuan të luante ping-pong – por jo volejboll, me arsyetimin se “është urdhër nga lart për arsye sigurie”.

Megjithatë, edhe mundësia për të luajtur ping-pong iu hoq pas një “shkeljeje” të rregullores – një telefonatë e bërë pas orës 20:00 nga telefoni zyrtar i burgut për një intervistë në një televizion. Për këtë, një komision disiplinor vendosi që ta ndëshkonte me pezullimin e aktivitetit fizik për 10 ditë.

“Më e bukura, Beni – shkruan Meta – ishte kur të nesërmen ma sollën me shkrim vendimin dhe më thanë se mund të ankohesha brenda 15 ditësh, edhe pse ndëshkimi kishte nisur tashmë.”

Meta thotë se së fundmi dhe vizitat me famijarët janë reduktuar, ndërsa për ish zëvëndës kryeministrin ka dhe një mesazh: “

“Po je aktor i madh, sidoqoftë!

E mban mend takimin e fundit, kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: ‘Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.’ Ndërkohë ti e dije shumë mirë që ty të donte edhe më shumë se mua – ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë.”

 

Letra e Metës është shkruar me një ton ironik dhe sarkastik, ku ndërthuret rrëfimi personal me akuza të tërthorta politike, duke e vendosur veten në pozitën e një “të përndjekuri” nga një sistem që sipas tij vepron me selektivitet e pa transparencë. Ai nuk e përmend drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, por referencat ndaj “bandës së inceneratorëve” dhe thirrjet “Rama ik” në ambientet e burgut lënë të kuptohet se letra është një akt i qartë politik dhe publik.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që Arben Ahmetaj, të cilit i drejtohet letra, është në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve.

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme