Politika 3 July 2025, 18:58 Nga VNA

Tedi Blushi i merr me të qeshur akuzat e Monika Kryemadhit

Ndaje në Whatsapp
Tedi Blushi i merr me të qeshur akuzat e Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, për qëndrime përçarëse dhe sjellje të dyshimta në lidhje me zhvillimet e brendshme të partisë, ndërkohë që kryetari Ilir Meta ndodhet në arrest me burg.

Në reagimin e tij të parë, Blushi ironizoi akuzat duke i marrë me të qeshur gjatë intervistës në Fax News. Ai tha se nuk i ka dëgjuar drejtpërdrejt dhe nuk i beson atyre.

“Kam dëgjuar disa deklarata dhe aludime, por sinqerisht nuk dua t’i marr seriozisht. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim,” – tha Blushi duke qeshur.

Ai theksoi se Partia e Lirisë po kalon një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj Ilir Metës dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve.

“Nuk jam këtu për të krijuar përplasje personale. Prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk dua të harxhoj energji për ndasi në këtë moment delikat,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi e kritikoi ashpër Blushin, duke e akuzuar se ka larguar nga partia dhe Presidenca bashkëpunëtorët dhe themeluesit kryesorë, si dhe përfshirje në veprime që dëmtojnë figurën e Metës.

“Tedi Blushi mori çfarë mundi: largoi këshilltarët në Presidencë, përjashtoi themeluesit e partisë, e gënjeu për vjehrrin që ende punon nëndrejtor në spitalin e burgut. Deputet u bë, largoi Ilir Metën nga shtëpia, dhe djeg takimet e familjes në burg. Nëse do një fustan apo këpucë me taka, ia jap me qejf,” tha Kryemadhi.

Ajo akuzoi Blushin edhe për mungesë guximi për të folur për figura të tjera politike, duke nënkuptuar se hesht për shkak të pozitës së gruas së tij në administratë.

“Të dalë dhe të flasë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, ose nuk guxon sepse gruaja e tij punon aty. Ai është i izoluar, ndërsa Meta mbetet një nga të burgosurit më të izoluar, madje dje nuk i lejuan të takohet me djalin. Para se të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të bëjë një deklaratë për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë,” përfundoi ajo.

 

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme