Politika 3 July 2025, 16:55 Nga VNA

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bllokoi të enjten një kërkesë të opozitës për të futur në debatin parlamentar zjarrin në landfillin e mbetjeve pranë incineratorit të Elbasanit, duke e konsideruar kërkesën e tyre jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta.

Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që kjo çështje të diskutohej në rend të ditës, duke e konsideruar një ‘katastrofë mjedisore’ dhe duke fajësuar qeverinë për dështimin me inceneratorët.

“Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm për gjendjen dramatike të mjedisit që vjen si pasojë e dështimit spektakolar të inceneratorit, një investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet…” – e nisi fjalën e saj deputetja Zheni Gjergji, por ajo nuk u dëgjua më tej në sallë pasi Spiropali i fiku mikrofonin, duke e cilësuar çështjen si jashtë rendit të ditës.

Edhe deputetja Jorida Tabaku, që ka drejtuar komisionin hetimor për aferën e inceneratorëve, kërkoi që parlamenti të mbajë përgjegjësi për atë që ajo e quajti katastrofë mjedisore.

“Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët,” tha Tabaku.

Kërkesa e Tabakut që të futej në rendin e ditës një debat parlamentar u konsiderua si jo konform rregullores së Kuvendit nga ana e Spiropalit. “Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës,” u përgjigj Spiropali.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Zyrtarë të lartë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, janë gjetur fajtorë për abuzime me këto kontrata. Pavarësisht se është i përfunduar, inceneratori i Elbasanit  ka pasur vazhdimisht defekte dhe ka punuar vetëm për pak kohë. BIRN gjeti se problemet e inceneratorit krijuan një mal me mbetje që do duhej të ishin djegur./Reporter.al

Video

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme