Politika 4 July 2025, 10:16 Nga VNA

Dorëhiqen të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë pas urdhrit të Ramës

Ndaje në Whatsapp
Dorëhiqen të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë pas

Të gjithë drejtorët e drejtorive në varësi të Bashkisë së Vlorës kanë paraqitur dorëheqjen pas urdhrit të prerë të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij një ditë më parë në qytet.

Burime nga brenda institucionit bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës, kryebashkiaku Ermal Dredha mblodhi të gjithë drejtuesit dhe u kërkoi zyrtarisht dorëheqjen.

Kryeministri, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku kërkoi që çdo drejtues që nuk e ka kryer siç duhet detyrën të largohet, ndërsa pasardhësit e tyre do të kalojnë një periudhë prove tre-mujore për të vlerësuar aftësitë.

Rama ka urdhëruar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit dhe të jenë gati emrat për zëvendësimet, bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat lokale të Partisë Socialiste.

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme