Politika 4 July 2025, 10:36 Nga VNA

Rama nuk e bën pushim as për ditëlindje, mbledh edhe sot deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë në selinë e PS

Ndaje në Whatsapp
Rama nuk e bën pushim as për ditëlindje, mbledh edhe sot

 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme mbledhjet me deputetët aktualë të PS dhe kandidatët e 11 majit, si dhe përfaqësuesit e bashkisë. Ditën e djeshme një pjesë e deputetëve nuk ishin prezent në mbledhjen e djeshme sepse ishin në seancën plenare të Kuvendit.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e komanduar, Anuela Ristani dhe nëndrejtorët e bashkisë.

Ndërkohë, kreu i qeverisë feston sot edhe 61 vjetorin e lindjes. Rama është pritur me duartrokitje në seli, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë e së majtës.

Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë publike për këto takime, por burime nga brenda mbledhjes së djeshme thanë se kryeministri u ka kërkuar të pranishmëve të dalin në terren të zhvillojnë takime me qytetarë.

Me gjasë kjo është një parapërgatitje për zgjedhje të reja në Bashkinë e Tiranës, duke qenë se kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej 6 muajsh në burg. Të paktën këtë tregojnë mbledhjet intensive në një kohë kur politika mbylli sesionin parlamentar dhe përgatitet për pushime, ndërsa Rama i cili siguroi mandatin e katërt vijon mbledhjet edhe në ditën e ditëlindjes.

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme