Politika 4 July 2025, 13:12 Nga VNA

Berisha uron Ditën e Pavarësisë së SHBA, publikon video për manipulimet në 11 maj. Sulmon Ramën për shkarkimet në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Berisha uron Ditën e Pavarësisë së SHBA, publikon video

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu, ku nisi fjalën me një urim për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike mbi regjimin në Iran të udhëhequr nga Ayatollah Ali Khamenei,” u shpreh Berisha.

Berisha nuk hoqi dorë nga akuzat për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i cilësoi si “farsë elektorale”. Ai publikoi video të reja nga disa qendra votimi në Krujë, që sipas tij faktojnë manipulimin e votave. Në videot e publikuara dhe të shpjeguara nga PD, duken raste të votimit familjar dhe patronazhistë që shoqërojnë votuesit deri te kutia e votimit.

Sipas tij, “narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit”, duke theksuar se PD do të vijojë denoncimet për manipulimet e procesit zgjedhor.

Gjatë konferencës, Berisha foli edhe për urdhrin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë Vlorë, duke e quajtur këtë vendim si një tjetër “akt të kokave të turkut”.

“Vetëm një parti-shtet asgjëson qeveritë vendore. Shkarkimi i drejtorëve është një tjetër akt që tregon kokat e turkut. Nuk pranojmë kurrë akte të tilla që ndodhin vetëm në Korenë e Veriut. Nuk u tha se çfarë urdhri kanë zbatuar apo nuk kanë pranuar nga kryetari i bashkisë. Marrin urdhra nga kryetari i Bashkisë, jo kryeministri. Po bëj gjithçka për të zbuluar. Drama e Elbasanit, vazhdon djegia e plehrave tek djegësi që Rama ua serviri si kulmin e suksesit, për të cilin mashtroi. Pasi vodhën bashkë me ministrat sollën një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë. Tani u thotë shqiptarëve ‘hani kokat e drejtorëve të Vlorës’,” deklaroi Berisha.

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme