Politika 5 July 2025, 10:38 Nga VNA

Halli i PD dhe Ledio Brahos nuk duhet të jetë Zegjine Çaushi, por rezultati më i dobët në 33 vite në Fier

Ndaje në Whatsapp
Halli i PD dhe Ledio Brahos nuk duhet të jetë Zegjine Çaushi,

Anëtari i KAS Ledio Braho ka komentuar rezultatet e rinumërimit të qarkut të Fierit. Zoti Braho, më shumë se për rinumërimin, duket i shqetësuar për mandatin e Zegjine Çaushin, e cila do të shkojë në Parlament pasi Maldrita Bardho vendosi të heqë dorë nga mandati i saj. Nëse KAS ka si tagër problematikën zgjedhore, Ledio Braho ka shprehur shqetësimin për nivelin e demokracisë në Shqipëri. Në rolin e analistit politik ai është shprehur se është e padrejtë që një kandidat që ka bërë fushatë dhe ka marrë më shumë vota se një kandidat tjetër të mos shkojë në Parlament. Duket se diferenca prej 10 votash që ndau Zegjine Çaushin me Maldrita Bardhon është shqetësuese për anëtarin e KAS më shumë se diferenca prej 671 votash që kandidatja e PD Silva Hasaj i ka marrë kandidatëve të tjerë të partisë së saj.

Anëtari i KAS Ledio Braho është përfaqësues i PD në këtë institucion dhe sigurisht ai në çdo rast do duhet të mbrojë interesat e partisë që përfaqëson. Megjithatë, duhet pak më shumë kujdes për të “qarë hallet” e PD, kur në fakt janë të dy forcat kryesore që e kanë shkelur me dy këmbë procesin e numërimit të votave personale.

Përndryshe, halli i Gazit me Zegjinenë nuk mund të jetë edhe halli i KAS-it me deputeten e ardhshme të PS. Se me kaq shumë publicitet sa po i bëjnë Zegjine Çaushit, duket sikur e gjithë PD dhe KAS kanë vetëm një hall: si ta mbajnë larg Parlamentit 26-vjeçaren nga Roskoveci. Ndërkohë që fakt mbetet se në qarkun e Fierit PD ka shënuar rezultatin më të keq në këto 33 vjet. Vetëm 4 deputetë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Ky duhet të jetë dhe problemi i vërtetë i partisë më të madhe në opozitë. Ndoshta dhe i Ledio Brahos si përfaqësues i saj në KAS.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme