Politika 4 July 2025, 13:22 Nga VNA

Rama paralajmëron subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike: “Të mbledhin plaçkat, boll është boll”

Ndaje në Whatsapp
Rama paralajmëron subjektet që kanë zaptuar hapësirat

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të prerë ndaj të gjitha subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama apo struktura të përkohshme, të cilat shpesh përdoren edhe për lehtësimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

“Toleranca ka marrë fund. I bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj kanë vendosur mushama, që t’i çmontojnë vetë, sepse jo vetëm që do t’ju çmontohen, por do të përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim e shkatërrim të pronës publike,” deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi edhe subjektet që kanë zënë hapësira publike për parkime kundrejt pagesës. “U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll,” tha Rama.

Ai theksoi se në dyjavëshin e dytë të korrikut do të nisë një aksion të pandalshëm me të gjitha strukturat e ligjit, inspektoratet, policinë bashkiake dhe Policinë e Shtetit për të pastruar hapësirat publike në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

“Kam marrë mesazhe dhe ankesa nga qytetarët, ndaj e ndjej detyrimin që t’u jap përgjigjen që kërkojnë, një përgjigje që është në interesin e përbashkët të komunitetit,” u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi inspektorët e bashkive dhe të IKMT-së të mos mbyllin sytë përballë këtyre shkeljeve, duke i paralajmëruar se neglizhenca e tyre do t’i çojë në situata të papëlqyeshme. Ai kërkoi nga Policia e Shtetit të rrisë vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike.

Video

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme