Politika 5 July 2025, 21:18 Nga VNA

Kuko krahason Zegjinenë me Zelenskyn: Sot njerëzit duan parodi politike

Ndaje në Whatsapp
Kuko krahason Zegjinenë me Zelenskyn: Sot njerëzit duan parodi

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, që solli një ndryshim të përkohshëm të mandatit nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho, por që përfundimisht iu rikthye Çaushit pas tërheqjes vullnetare të Bardhos.

Sipas Kukos, rinumërimi ishte një ushtrim i vlefshëm që hodhi poshtë alibitë për manipulim apo parregullsi:“Procesi solli një ballafaqim të nevojshëm që tregoi se nuk ka pasur tjetërsim të votës nga një parti te tjetra. Ishte një betejë brenda të njëjtit kamp dhe sistemi ynë lejon fitore edhe me një votë më shumë.”

Duke komentuar vendimin e Bardhos për të hequr dorë nga mandati, Kuko e cilësoi atë një gjest dinjitoz dhe vlerësues ndaj kontributit të Çaushit gjatë fushatës. Ajo theksoi se ky ishte një akt i vullnetshëm dhe jo rezultat i presioneve të jashtme.

Në lidhje me diskutimet dhe debatet për mënyrën se si Zegjine Çaushi është paraqitur në rrjetet sociale gjatë fushatës, Kuko tha se shoqëria ende i merr më seriozisht figurat politike që janë “të ngurta”, sidomos burrat në politikë, duke lënë pas të rinjtë apo gratë me forma alternative komunikimi.

“Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe,” theksoi Kuko.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme