Politika 7 July 2025, 11:28 Nga VNA

Berisha i del në krah pak me vonesë “Bankers Petroleum”: Prokurori gënjen. Kompania ka paguar të gjitha detyrimet gjatë vitit 2006-2013

Ndaje në Whatsapp
Berisha i del në krah pak me vonesë “Bankers Petroleum”:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dalë në mbrojtje kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Fierit, dhe janë arrestuar drejtuesit e saj nën dyshimet se ka krijuar skema mashtruese në lidhje me TVSH-në, fshehje të të ardhurave, pastrim parash dhe shpërdorim detyre gjatë 20 viteve të fundit.

Në deklaratën për mediat, pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, Berisha i quajti mashtrime akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij kompania, për periudhën 2006-2013, ka paguar detyrimet. Madje, Berisha tha se në periudhën kur ai ishte kryeministër, “Bankers Petroleum” paguante 60-70% të të gjithë rentës së industrive nxjerrëse në Shqipëri.

“Prokuroria ka bërë një deklaratë. Unë u them shqiptarëve se për periudhën 2006-2013, prokuroria ka mashtruar në mënyrën më të turpshme, sepse kompania ka paguar qindra milionë euro në periudhën për të cilën po flas dhe ka paguar 60-70% të të gjithë rentës së industrive nxjerrëse në Shqipëri. Por kur ka prokurorë gjobvënës si ai që mashtron publikisht, kjo është tjetër punë”, tha Berisha.

Se cila është e vërteta mes pretendimeve të Berishës dhe Prokurorisë, do ta tregojnë hetimet dhe gjykimi. Por çudia qëndron në faktin se, kur kreu i PD-së ka rezerva për akuzat e ngritura nga Prokuroria, atëherë pse nuk bëri një deklaratë për mediat për këtë rast që t’i përgënjeshtrojë?

Por reagimi i tij erdhi me vonesë, një javë pas shpërthimit të skandalit, dhe vetëm pasi gazetarët insistuan ta pyesin gjatë një deklarate për mediat që kishte për qëllim sulmet e radhës ndaj SPAK-ut.

 

 

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme