Politika 7 July 2025, 10:59 Nga VNA

Rama më 9 korrik mbledh kryetarët e bashkive. Në Vlorë inspektim me bllok në dorë

Ndaje në Whatsapp
Rama më 9 korrik mbledh kryetarët e bashkive. Në Vlorë

 

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot sërish në Vlorë, këtë herë me më pak durim. Në një tjetër inspektim “surprizë” në lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë nuk i kurseu tonet kritike ndaj kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, për zaptimin e hapësirave publike nga bizneset private.

“Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë,” u dëgjua të thoshte Rama, duke treguar me dorë drejt zonës ku dikur kalonin qytetarët dhe sot kalon vetëm aroma e qofteve nga kioskat pa leje.

Vizita nisi me një ndalesë 45-minutëshe në ambientet e bashkisë, ku kryeministri u shoqërua nga ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Vëngu, dhe një grup drejtuesish lokalë që më shumë dëgjonin sesa flisnin.

Pas bashkisë, Rama u drejtua për të “shëtitur” Lungomaren – ndoshta pjesa më e frekuentuar e Vlorës.

Kërkesa e llogarisë së kryeministrit nuk u ndal me Dredhën. Ai ka paralajmëruar një takim më 9 korrik me të gjithë kryetarët e bashkive, ku në fokus do të jenë problematikat vendore, sezoni turistik dhe – çfarë tjetër – bujqësia, tema e preferuar e Ramës për të kujtuar se fshati ekziston edhe në hartën administrative.

“Kryebashkiakët sikur kanë marrë leje nga fshati dhe s’e kanë ndërmend të kthehen më,” u shpreh ai disa ditë më parë, duke shtuar se është koha për një kthesë – jo me rrotë, por me vizion.

Në rastin e Vlorës, Rama ka bërë disa thirrje që bizneset të lirojnë hapësirat publike, por me sa duket disa ende janë në “pushime” nga zbatimi i ligjit. Sot, me gjasë, kryeministri thjesht u sigurua që mesazhi i tij të mos keqkuptohej – as në letër, as në trotuar.

Nëse në takimin e 9 korrikut do të ketë një “listë të zezë” për kryebashkiakët më rezistent ndaj porosive nga qeveria qendrore, mbetet për t’u parë. Por me gjuhën që po përdor Rama, një gjë është e qartë: humori i tij ka filluar të hollohet bashkë me durimin.

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Administrata amerikane ka publikuar grupin e pestë të dosjeve të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë raporte, fotografi dhe video nga raste të pazakonta të raportuara ndër vite. Mes dëshmive të publikuara janë raportime për objekte të mëdha trekëndore që lëviznin pa zhurmë, sfera metalike dhe fenomene të vëzhguara nga pilotë ushtarakë e dëshmitarë civilë. Një prej rasteve më kurioze lidhet me një pilot që pretendon se në vitin 2002 pa mbi bazën ajrore Bagram në Afganistan një objekt trekëndor rreth 152 metra të gjerë, i cili lëvizte në heshtje dhe dukej se mbulonte yjet gjatë kalimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme