Politika 7 July 2025, 14:31 Nga VNA

Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

Ndaje në Whatsapp
Pse Aulon Kalaja nuk shkon të protestojë tek selia e PD-së?

Aulon Kalaja protestoi sot me disa parrulla tek dera e KQZ. Arsyeja ka lidhje me kutitë e qarkut Durrës. KAS me votë unanime vendosi hapjen e të gjitha kutive ku Aulon Kalaja kishte bërë këqyrjet e veta dhe tek të cilat paraqiti parregullsitë e konstatuara prej tij. Sipas Kodit i takon subjektit që të kërkojë, marrë dhe këqyrë pamjet filmike dhe aty ku konstaton parregullsi, paraqet ankesë në KAS.

Kodi funksionoi dhe KAS pranoi kërkesën e Zotit Kalaja sa kohë ajo ishte mbështetur nga Kodi Zgjedhor. KQZ në javën e kaluar ka hapur dhe rinumëruar të gjitha kutitë tek të cilat Zoti Kalaja kishte konstatuar parregullsi. Ndaj kjo protesta sot për pretendimet se KQZ nuk i hapi të gjitha kutitë duket më shumë si nevojë për PR sesa për drejtësi.

Zoti Kalaja akoma sot nuk ka depozituar ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pretendimet e tija për leximin e gabuar të Kodit nga KQZ, që nuk i njohu atij si kandidat të drejtën e subjektit ankues. Pasi humbi në Kolegjin Zgjedhor, ku u la në fuqi vendimi i KAS, Zoti Kalaja kishte të drejtën e ankimimit në Gjykatë Kushtetuese meqë edhe pretendimet e tija kishin lidhje me të drejta kushtetuese sipas tij të mohuara. Por kandidati Kalaja e la në mes betejën. Me sa duket u lodh me ankimimet. Siç u lodh dhe la përgjysëm këqyrjen e gjithë pamjeve filmike dhe çoi në KQZ vetëm aq sa gjeti për 60 kuti. Aq kohë dhe durim kishte! Pra kur lexoi dhe ndoqi kërkesat e Kodit, ankimimi i tij u pranua. Por pretendimi i tij nuk mbështetet në Kod por në arsyetime apo pretendime pa fakte dhe prova, të cilat nëse KQZ do u vinte pas do duhej të rinumëronte gjithë Shqipërinë. Meqë kandidatët, si rregull, nuk kanë kohë të këqyrin vetë pamjet, të bëjë KQZ punën e tyre.

Nga ana tjetër, Zoti Kalaja harron se hapja e kutive të plota në qarqet Fier dhe Tiranë u bë me kërkesën e 2 anëtarëve të KAS, përfaqësues të Partisë Demokratike. Tek kërkesa e 2 anëtarëve të KAS për rinumërimin në Tiranë dhe Fier u ndoq pikërisht “metoda” që pretendon Kalaja se duhet ndjekur edhe për qarkun Durrës. Pavarësisht se sa abuzive ishin edhe ato kërkesa dhe sesi dy anëtarët u përdorën një herë nga partia e një herë nga shoqëria, Zoti Kalaja nëse ka ndonjë protestë atë duhet ta bëjë tek selia e PD. Në atë seli, pretendimet e Alimehmetit u përqafuan, kurse këto të Kalasë u shkelmuan.

Kështu Zoti Kalaja mund të hyjë edhe në histori e nuk rrezikon të përdoret në raportet e brendshme në PD. Ku tashmë gara e vetme duket të jetë ajo se kush e ngre më shumë zërin për faktin ae Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi partisë. Dhe një pankartë e tillë i mungonte Aulon Kalasë sot në protestën para KQZ. Epo ka kohë boll deri në shtator…

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme