Politika 8 July 2025, 12:57 Nga VNA

Berisha: Liria e Salianjit, dënimi politik i Ramës dhe Xhafajt/Qeveria mbulon me zhurmë masakrën e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Liria e Salianjit, dënimi politik i Ramës dhe Xhafajt/Qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lirimit të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji nga Gjykata e Fierit, duke e cilësuar burgosjen e tij si një “dënim politik” të orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ervin Salianji vuajti 9 muaj burg pa asnjë faj, jashtë çdo ligji e Kushtetute, vetëm sepse denoncoi Geron Xhafën si trafikant droge në Vlorë. Ky burgim kishte synim të fshihte të vërtetën që Edi Rama, Fatmir dhe Geron Xhafaj përfitonin nga trafiqet drejt Italisë,” deklaroi Berisha në një konferencë për shtyp nga selia blu. Ai shtoi se vonesa mbi 6 javë për vendimin e lirimit ishte “një akt hakmarrës i urdhëruar nga Rama dhe Xhafaj”.

Berisha komentoi gjithashtu situatën në Theth, pas paralajmërimeve të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si një zhurmnajë për të mbuluar “masakrën mjedisore” që ndodhi në Elbasan me djegien e plehrave për një javë.

“Në vend që të merreshin me masakrën në Elbasan, merren me disa kontejnerë në Theth, për të mbuluar megakrimet e tyre,” deklaroi Berisha. Ai theksoi se qeveria duhej të kishte vendosur një shpërblim prej 1 milion lekësh për kapjen e Prekë Kodrës, të shpallur në kërkim për dosjen “Metamorfoza”, ndërsa akuzoi qeverinë dhe prokurorinë për mosveprim ndaj përgjegjësve të vërtetë.

“Prekë Kodra kishte marrë përsipër të shtyrë nga Vuçiçi këtë histori, dhe sot bëjnë zhurmë me kontejnerët, që sipas raportit të policisë nuk përbëjnë ndërtime pa leje, vetëm për të mbuluar skandalet e tyre,” tha Berisha.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme