Politika 8 July 2025, 10:40 Nga VNA

Ambasadori i BE-së: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i BE-së: Reforma në drejtësi duhet të

 

Reforma në drejtësi ka sjellë rezultate të rëndësishme dhe ka përmbushur pritshmëritë në drejtim të pavarësisë dhe llogaridhënies, duke luajtur një rol kyç në përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një deklarate për mediat.

“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë, llogaridhënies dhe ka dhënë edhe një kontribut shumë të madh për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE,” tha Gonzato.

Megjithatë, ai theksoi se procesi nuk ka përfunduar dhe se ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në zbatimin konkret të reformës.

“Vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë institucionet përkatëse, duke përfshirë institucionet e pavarura të drejtësisë, që të vazhdojnë të punojnë duke pasur këtë synim në mendje,” shtoi ambasadori.

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

Hetimet për videot e Adrian Hilës, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera që shfaqen në videot e tij

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme