Politika 7 July 2025, 20:20 Nga VNA

KAS rrëzon kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në 4 qarqe

Ndaje në Whatsapp
KAS rrëzon kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot (7 korrik) me shumicë votash rrëzimin e kërkesës ankimore të PD-ASHM për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj në qarkun Elbasan, Fier, Durrës e Tiranë si të pambështetur në ligj dhe në provë.

Kujtojmë se Partia Demokratike i ka cilësuar zgjedhjet e 11 Majit si ‘farsë elektorale’.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 Majit, teksa ka bërë kërkesë për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, kërkesë e cila u rrëzua nga KAS.

Javën e kaluar përfundoi gjithashtu rinumërimi i votave për qarqe në disa qarqe, si Tirana dhe Fieri, por pa ndryshime në rezultatin e 11 majit.

 

Video

Propaganda e tij s’njeh as qeli: Erion Veliaj vijon “fushatën” edhe nga burgu.

Hetimet për videot e Adrian Hilës, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera që shfaqen në videot e tij

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme