Politika 8 July 2025, 14:43 Nga VNA

Rama, komunikim live nga Facebook: Shmang Veliajn dhe fokusohet te zaptimet e hapësirave urbane

Ndaje në Whatsapp
Rama, komunikim live nga Facebook: Shmang Veliajn dhe fokusohet te zaptimet e

Kryeministri Edi Rama doli në një komunikim online me ndjekësit në facebook por nuk komentoi mbi situatën e Erion Veliajt, i cili u la në burg nga Gjykata e Lartë. Në vend të kësaj, Rama u ndal te problematika e zaptimit të hapësirave publike dhe te aksioni i qeverisë për lirimin e tyre në disa qytete kryesore të vendit.

“Siç bëmë në Vlorë, do ta bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh dhe do të përballen me sfida të reja,” – tha Rama, duke paralajmëruar se nuk do të ketë më tolerim për bizneset që përfitojnë duke zënë prona publike:

“Të bëjnë suksese, fitime, por jo duke zaptuar. Është e papranueshme që Vlora të vajë për një furnizim të rregullt me ujë, që pengohet nga paaftësia. Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës.”

Kryeministri paralajmëroi një riorganizim të thellë të administratës dhe vijimin e aksioneve, duke e cilësuar situatën në Theth si një dëm të madh për natyrën dhe imazhin e vendit:

“Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin që do t’i kërkojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të qëndrojë mbi Prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur. Këta njerëz në shkollë bëjnë një lëndë që quhet logjikë, ndërsa në deklaratën e tyre vetëm logjikë nuk ka.”

Rama theksoi se përpjekja do të shtrihet në të gjithë territorin dhe do të pasohet nga ndryshime në mënyrën si funksionojnë strukturat shtetërore:

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha si një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje e shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështetës tanë në zonë e në diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri që ka nevojë për më shumë cilësi jete.”

Ai përsëriti se aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe forcimin e standardeve të qeverisjes vendore do të vazhdojë pa kompromis, pavarësisht pengesave dhe rezistencës lokale.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme