Politika 8 July 2025, 18:47 Nga VNA

Salianji flet nga selia e blu pas daljes nga burgu. Kërkon analizë në PD, por jo përgjegjësi të lidershipit

Ndaje në Whatsapp
Salianji flet nga selia e blu pas daljes nga burgu. Kërkon analizë

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji mbajti sot konferencën e tij të parë për mediat, pas lirimit të tij me kusht nga burgu. Në nisje të konferencës ai tha se u burgos prej muajsh për arsye politike dhe se lirimi i tij me kusht erdhi pasi ai kreu 2/3 e dënimit.

Salianji foli edhe edhe për zgjedhjet e 11 majit dhe rolin e PD-së. Sipas tij opozita duhej të gjejë zgjidhje të largojë Ramën dhe regjimin dhe jo të presë që Rama të reflektojë.

Por nevojën për analizë Salianji e sheh vetëm tek sakrifica e drejtuesve dhe simpatizantëve në opozitën e radhës dhe jo tek llogaridhënie e lidershipit të PD, duke u bërë kështu emri i radhës që rreshtohet në heshtjen për t’u zbatuar statuti.

“PD, por sidomos anëtarët e Partisë Demokratike dhe shqiptarët që presin ndryshim, duhet të gjejmë zgjidhje, me cilën formë do largojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Ne duhet të gjejmë zgjidhje sesi të largohet qeveria. Partia Demokratike po bën mirë në denoncimin e zgjedhjeve të deformuara. Ne duhet të fokusohemi shumë tek gjetja e zgjidhjeve”, tha Salianji.

Në pyetjen nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 2029, demokrati nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se ai do të bëjë politikë krah interesit të qytetarëve me apo pa mandatin e deputetit.

Gjithashtu Salianji foli për një problem që ka në çështjen e tij. Ai tha se ka një pengesë që sipas tij është mos zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës së lartë.

Ish depiteti tha se Gjykata e Lartë ka bërë falsifikim për të përzgjedhur trupën gjyqësore që shqyrtoi rekursin e tij.

 

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme